Lajme

Agim Veliu: Asnjë strukturë e LDK-së nuk është mbi vullnetin e anëtarësisë

 
   

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar publikisht pas humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhje, duke theksuar se anëtarësia është themeli i partisë dhe se asnjë strukturë drejtuese nuk mund të jetë mbi vullnetin e saj.

Përmes një postimi, Veliu ka deklaruar se shpëtimi i partisë nuk vjen duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar zërin e bazës. Ai ka nënvizuar se LDK-ja nuk është pronë personale e askujt dhe as e një rrethi të ngushtë, por u përket anëtarëve që e kanë ndërtuar dhe e mbajnë gjallë ndër vite.

“Historia e ka treguar se ata që i presin rrënjët dhe e shndërrojnë shtëpinë e përbashkët në strehë personale, nuk mbahen mend si kryetarë, por si të fundit që dalin prej saj”, ka shkruar Veliu.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje për ruajtjen e vlerave të partisë, duke përfunduar me mesazhin: “Zoti e ruajt LDK-në!”.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme