Lajme

Agjencia për Barazi Gjinore organizon aktivitin për Ditën e Gruas

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore organizon një aktivitet të veçantë me temën globale “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”.

Ngjarja do të mbahet nga ora 09:30 deri në 12:00 dhe synon të theksojë rëndësinë e fuqizimit të grave, mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe avancimit të barazisë gjinore në shoqëri.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, si dhe Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë këtij organizimi pritet të diskutohen sfidat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, si dhe të theksohet nevoja për veprime konkrete që sigurojnë të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë në të gjitha sferat e jetës.

Të Ngjashme