Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim në Departamentin e Shtetit, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Daniel J. Lawton.
Gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Ai vlerësoi kontributin e Millennium Challenge Corporation në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sektorëve strategjikë në Kosovë, si dhe falënderoi Laëton, për miratimin e National Defense Authorization Act, i cili konfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Në fokus të diskutimit ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit në fushën e energjisë, ekonomisë dhe industrisë së mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, u diskutua edhe për dialogun me qytetarët serb të Kosovës, me theks në rëndësinë e përfshirjes, integrimit dhe forcimit të besimit ndërmjet komuniteteve, si parakusht për stabilitet afatgjatë dhe zhvillim demokratik.
