Aktori dhe regjisori Ismet Drishti, i pari që solli konceptin e “stand-up comedy” në Shqipëri, ishte i ftuar në emisionin “Living Day” në Vizion Plus, nën moderimin e Brunilda Lahe. Në një rrëfim ndryshe dhe shumë personal, Drishti rrëfeu lumturinë që gjen tek familja dhe fëmijët e tij, por nuk la pa prekur edhe temat e debatit publik.
“Jam i lumtur, jam i përmbushur totalisht. Pasuria ime më e madhe është familja ime, fëmijët e mi. Aty jam plot, me zemrën plot. Lumturia vjen nga njerëzit që të rrethojnë. Akoma kam për të dhënë dhe shpresoj të ketë risi, ndryshe nga herët e tjera,” tha ai.
Ai zbuloi emrin e politikanit që tani nuk i flet, për shkak të intervistave që siç tha ai, kanë qenë provokative.
“Ka njerëz që kanë bërë viktima dhe nuk janë ndjerë mirë. Në intervistën unë kam qenë provokativ në përgjithësi. Ka politikanë që nuk më kanë folur më, si ai që ka mbjellë flokët në burg, Salianji. Nuk më flet më, por mua s’më prish punë”, tha Drishti.
Intervista e plotë
