Lajme

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës ka bërë punë të mirë në goditjen e spiunazhit serb dhe luftës hibride.

Ai ka thënë se është hera parë që nga pas lufta në Kosovë që godite në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse rrejti i spinuzhit serb.

“Vlerësoj shumë lartë punën profesionale dhe AKI me drejtorin e saj, Petrit Ajeti që kanë bërë në drejtim të goditjes së rrjetit të spiunazhit serbë në Kosovë. Është hera e parë që kanë qenë në Kosovë që nga pas lufta që ka qenë një goditje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse e rrjetit të spiunazhit serb në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se lufta në këtë drejtim nuk ka përfunduar, pasi sipas tij, Serbia nuk do të ndalet në përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës, por ai ka theksuar se AKI dhe institucionet tjera janë në krye të detyrës.

Maqedonci ka thënë se Serbia me luftën hibride të mbështetur edhe nga Rusia, ka synim të vë në pikë pyetje shtetësinë e Kosovës dhe funksionimin e institucioneve të saj.

“Lufta hibride e Serbisë e mbështetur nga Rusia, synon së pari ka që të vë në pikëpyetje, shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe aftësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të qenë funksionale dhe të qëndrueshme. Pra gjithë ato dezinformata, lajme të rreme, synim kanë pasur të qesin institucionet tona të paafta për të funksionuar”, ka thënë Maqedonci.

Të Ngjashme