Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​AKP shiti 134 asete, kjo është vlera financiare

 
   

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 74, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Sipas AKP-së, për 134 asetet që ishin në dispozicion për shitje, u pranuan gjithsej 63 oferta dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 8 milionë e 708 mijë e 41 euro.

“Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: www. pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar”, thuhet në njoftim.