Aktuale

Aksident horror në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së mërkurës, më 1 prill, në një fabrikë përpunimi frutash në Kiato të Greqisë.

Një grua 40-vjeçare me origjinë shqiptare mbeti e plagosur rëndë në kokë, pasi flokët e saj u kapën nga një makineri me të cilën po punonte.

Ajo pësoi dëmtime serioze, përfshirë humbje të lëkurës nga pjesa e ballit deri në skalpin e kokës.

Fillimisht, e plagosura u transportua në Qendrën Shëndetësore të Kiatos në gjendje të rëndë.

Më pas, ajo u dërgua në spitalin e Korinthit dhe më tej në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “Georgios Gennimatas”, ku mjekët konstatuan plagë sipërfaqësore, por të rënda.

Pavarësisht dëmtimeve, raportohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, gruaja ishte duke punuar në mënyrë të paligjshme në fabrikë. Punëdhënësi i saj, një 42-vjeçar grek, u arrestua, por më pas u lirua.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore e shoqëruar nga dy persona, të cilët deklaruan se e kishin gjetur në rrugë. Mjekët vunë re se ajo ishte në gjendje të ecte, por ishte e frikësuar dhe nuk komunikonte. Ndërkohë, personat shoqërues kishin me vete në një çantë pjesën e lëkurës së shkëputur me flokë./vizionplus.tv

Të Ngjashme