Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i frikshëm në Durrës, makina ‘merr para’ kalimtaren, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një kalimtare.

Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.

Ajo ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.