Aktuale

Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagosen babai dhe dy vajzat e mitura! (Video)

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.

Në mjet ndodhej një familje me tre persona, babai dhe dy vajzat e tij të mitura. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasi E. Sh., 40 vjeç, si dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe.

Të tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po kryejnë këqyrjen për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Të Ngjashme