Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Tiranë, pranë fshatit Spiten, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas pamjeve të siguruara nga Newsbomb, një nga automjetet ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, ndërsa burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një pasagjere e moshuar ka mbetur e bllokuar brenda automjetit.
Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa familjarët po përpiqen të ndihmojnë për nxjerrjen e saj nga mjeti.
Gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident nuk dihet ende, dhe priten më shumë informacione dhe reagime nga autoritetet. Rruga është e bllokuar pjesërisht, dhe shoferët këshillohen të tregojnë kujdes në këtë segment rrugor.
