Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot (17 mars) në kryeqytet.
Autoboti i ujit ka përplasur në lëvizje një grua që po qarkullonte me motoçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës Civile të Tiranës.
Përplasja ishte e fortë dhe me përfundim fatal. Për pasojë, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe nisi hetimet, teksa pritet të sqarohen rrethanat, shkaqet dhe identiteti i viktimës dhe shoferit.
Në vendngjarje shkoi edhe ambulanca me një grup mjekësh, edhe pse ndihma e parë ishte e panevojshme.
