Aktuale

Aksident i rëndë në vend, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tropojë, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Të Ngjashme