Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Elbasan–Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Nga pamjet e publikuara, dy makinat duken të përmbysura në rrugë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
