4
Një incident i dhunshëm ka ndodhur dje në fshatin Sharban, ku një person i gjinisë mashkullore është dërguar për trajtim në QKUK pas lëndimeve trupore.
Sipas policisë, gjatë qëndrimit në një veturë me një tjetër person, dyshohet se viktima aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit, duke i shkaktuar lëndime.
Moneytizer Paragrafi 2
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Moneytizer Paragrafi 4

