Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident me fatalitet në Prishtinë – vdes motoçiklisti pas përplasjes me veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enisa Pllana e ka konfirmuar për Gazetën Express se rreth orës 17:00 është pranuar informacioni për aksidentin, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sipas informatave fillestare, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe, përkundër intervenimit të shpejtë të mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete,” thuhet në konfirmimin e Policisë.

Njësitet e Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.