Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews.al/