2
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:50 mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc të Poshtëm.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Moneytizer Paragrafi 2
Ahmeti tha se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Moneytizer Paragrafi 4

