2
Sot rreth orës 12:30, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
MGID Paragrafi 2
Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./ Sinjalin
Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar
Magjistralja Mitrovicë–PrishtinëDy të lënduarAksident mes tri veturave