Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate ën qytetin e Lushnjës. Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al.

Tags: