Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Duhël, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Duhel.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet kompetente.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, autoambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. /telegrafi