Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në mes të kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar me autoambulancë për tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Hoxha gjithashtu bëri të ditur se pas këtij aksidenti u bllokua përkohësisht autostrada Suharekë-Duhël.

“Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësitë përkatëse policore te cilat edhe janë marrë me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”.