Lajme

Aksident në mes të një autobusi dhe dy veturave në Bresje, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë Pejë, më konkretisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes.

Të Ngjashme