Lajme

Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./rtsh.al/

Të Ngjashme