Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, i përfshirë një automjet i KFOR-it

Një përplasje mes një automjeti të KFOR-it dhe një veture civile ka ndodhur sot në magjistralen Pejë–Prishtinë, konkretisht në afërsi të terminalit doganor në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne magjistralen Pejë-Prishtinë tek terminali doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Rugova./Sinjali