Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Lipjan, ku tri automjete janë përplasur mes tyre pas humbjes së kontrollit.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.
