Aktuale

Aksident në vend, makina përplas këmbësorin, shoqërohet shoferi! I plagosuri dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Një aksident dramatik ka ndodhur sot (13 shkurt) në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, me pasojë një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zëmblak. Një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi që është ende aktiv, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme