Aktuale

Aksident rrugor me dy persona të plagosur në Lezhë

Një drejtues motori ka mbetur i plagosur pas një përplasje me një automjet në daljen drejt autostradës pranë Ishull Lezhe. Ai u transportua në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia lokale ka nisur hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, motori po lëvizte drejt Lezhës, ndërsa automjeti që vinte nga qyteti po përpiqej të hynte në rrugën dalëse për në autostradë, kur ndodhi përplasja. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar, dhe hetimet vijojnë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Ishull Lezhë – Lezhë, në afërsi të nënkalimit të Ishullit, automjeti me drejtuese shtetasen Gj. Gj. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. K.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që ndodhej në të janë dërguar në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme