Lajme

Aksident trafiku mes dy veturave në Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në kryqëzimin që lidh fshatrat Zhabar-Shipol-Koshtovë, në Mitrovicë.

Siç raportohet, si pasojë e aksidentit ku u përfshinë dy vetura, ka edhe persona të lënduar, teksa janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë dhe Autoambulanca.


Të Ngjashme