Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë – tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët thanë se rreth orës 16:30 është pranuar informata për aksidentin.

“Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Trafikut e Kryeqytetit, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo për numrin e mjeteve të përfshira në aksident. Hetimet janë në vazhdim./Express