Një aksident trafiku mes një veture civile dhe një automjeti të KFOR-it austriak ka ndodhur sot në Rudare të Zveçanit.
Komandanti i Njësisë për Trafik Rajonal në Mitrovicë të Veriut, Munish Avdiu, tha për KosovaPress, se në këtë aksident fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, në fshatin Rudare. Të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet privat dhe një automjet i KFOR-it austriak.
Nuk ka persona të lënduar. Lëvizja e pakujdesshme e automjetit civil e ka goditur veturën e KFOR-it dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Avdiu.
