Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident tragjik mes dy veturave dhe traktorit në Istog, vdes 1 person, lëndohen 9 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Istog, mbrëmjen e së hënës – ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një traktor.

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

E ka konfirmuar lajmin zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze trupore.