Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prousos – Tornos në Euritania të Greqisë, ku një automjet për shkaqe që ende nuk janë të qarta, doli nga rruga dhe ra në një greminë me thellësi rreth 300 metra.
Menjëherë në vendngjarje u organizua një operacion i madh shpëtimi, me pjesëmarrjen e forcave të Zjarrfikësve, Policisë dhe shërbimit emergjent EKAB.
Sipas mediave greke, shoferi u nxorr nga automjeti pa ndjenja dhe u dorëzua menjëherë te shërbimi i emergjencës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës, jo shumë larg Manastirit të Shenjtë të Prousos.
Automjetin që po binte në greminë mësohet se e pa një shofer autobusi turistik nga parkingu i manastirit dhe njoftoi autoritetet.
