Aktuale

Aksidenti ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare

Policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit që u përfshi në një aksident rrugor në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhë. Ngjarja kishte ndodhur një ditë më parë, ndërsa pas verifikimeve të kryera nga autoritetet është bërë arrestimi i drejtueses së mjetit.

Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, rreth orës 09:50 në aksin rrugor “Shënkoll–Rrilë”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A. P., 35 vjeçe, banuese në Lezhë. Ajo dyshohet se, duke drejtuar automjetin e saj, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi K. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Shënkoll–Rrilë”, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./Top Channel

Të Ngjashme