Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti në Prizren, flasin nga QKUK: Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike

 
   

Media ka raportuar sot se një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në Pouskë të Prizrenit.

Njëri nga të lënduarit, me plagë të rënda, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë me dije se gjendja e tij është shumë serioze dhe po vazhdon trajtimi me aparat për frymëmarrje të asistuar në Mjekësinë Intensive.

“I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura. Gjendja është e rëndë, është me aparat me frymëmarrje të asistuar. Trajtimin do ta vazhdojë në MIQ”, deklaroi Syla.