Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulancat, të cilat i kanë transportuar të plagosurit me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Pjesëtarët e grupit hetimor po kryejnë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
