Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidentohen tri vetura në Vlorë, lëndohen dy persona, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit.

Tre automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur, ndërsa dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, që udhëtonin në automjetin e parë me targa italiane, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme materiale./TopChannel