Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktakuza zbardh detajet e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika

 
   

Është siguruar aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, ngjarje që tronditi opinionin publik më 1 prill 2025 në Kaçanik.

Sipas dokumentit zyrtar, vrasja dyshohet të jetë kryer nga një grup prej 7 personash, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe me role të ndara. Ata e kishin përgatitur paraprakisht sulmin, duke përcjellë lëvizjet e viktimës dhe duke përdorur disa automjete për ta ndjekur dhe goditur në afërsi të banesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.

Personi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj rreshterit Lika është Rejan Bela, i mitur në kohën e ngjarjes. Ai kishte qëlluar disa herë në drejtim të viktimës me armë të kalibrit 9.19 mm, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Rreshteri Lika ndërroi jetë pak më vonë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

 Image
 Dokument 
 

Sipas Prokurorisë, Haki Bela, vëllai i Rejanit, konsiderohet si organizatori kryesor i grupit ekstremist. Ai ka bashkërenduar veprimet me pjesëtarët e tjerë, përfshirë edhe komunikimet logjistike dhe lëvizjen me automjete.

Pjesëtarët e tjerë të grupit të dyshuar: Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi.

 Image
 Dokument 
 

Të gjithë këta janë përfshirë në organizimin, përcjelljen, komunikimin dhe ofrimin e ndihmës logjistike para dhe pas krimit. Në aktakuzë përmendet se grupi ka përdorur vetura të ndryshme, përfshirë “Opel Astra” dhe “Golf II”, për të ndjekur viktimën dhe për të koordinuar vendndodhjen e tij në momentin e sulmit.

Prokuroria i ka ngarkuar të gjithë të pandehurit me veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31.

 Image
 Dokument 
 

Media do të vijojë të raportojë për zhvillimet e reja rreth këtij rasti të rëndë, që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë në vend.

 Image
 Dokument