
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejta në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Gjatë takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, më 9 tetor, ajo theksoi se Serbia po ndikon përmes “blerjes së votës, frikësimit dhe dhunës” – një praktikë që, sipas saj, është përsëritur ndër vite.
Akuza të ngjashme bëri edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Serbia po ndërhyn duke bërë vendime për vende pune dhe përfitime financiare.