Opinionisti Idriz Zeqiraj, në një prononcim për “Bota sot”, deklaron se letra e përbashkët e Ramës dhe Vuçiqit drejtuar Komisionit Evropian, ku kërkohet hyrje e përshpejtuar në BE pa përmbushjen e obligimeve nga Serbia ndaj Kosovës, është një veprim që anashkalon Kosovën.
Ai thekson reagimin e ashpër të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvallës, e cila kundërshton çdo bashkëpunim Shqipëri–Serbi që nuk kalon përmes Kosovës, duke rikujtuar edhe rolin dhe përvojën e saj në mbrojtje të çështjes së Kosovës.
“Letra e përbashkët e kryeministrit shqiptar Edvin Rama dhe e presidentit serb Aleksandër Vuçiq ia dërguan Komisionit Evropian për Integrim, ku kërkuan hyrjen e parakohshme të Shqipërisë dhe të Serbisë në BE, pa i plotësuar Serbia obligimet politike, ekonomike, etike dhe morale ndaj Kosovës.
Letra Rama-Vuçiq dërguar Komisionit Evropian për Integrime, e botoi gazeta e përditshme gjermane FAZ.

Idriz Zeqiraj
Për këtë koordinim Shqipëri-Serbi, duke shpërfillur dhe anashkaluar Kosovën, ka reaguar ashpër ministrja e Drejtësisë të Kosovës, Donikë Gërvalla: “Nuk duhet të këtë për Shqipëri alternativa me Serbinë, që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt”.
Veprimtarja më e shquar në Evropë, për çështjen e Kosovës, Donikë Gërvalla, përgjatë luftës, në përballjen e saj me personalitete ballkanike dhe evropiane, në debatet e televizioneve prestigjioze, duke qenë sipërore me faktet e bollshme, i ka fituar të gjitha debatet me kundërshtarët. Ajo e ka njohur nga afër Edvin Ramën, atëbotë, aktiviste e rinisë studentore në Akademinë e Arteve të Bukura, në Universitetin e Tiranës, të viteve të bujshme të pluralizmit partiak demokratik në vitet `90-a”, tha ai.
Gjithashtu, Zeqiraj akuzon Ramën, duke e cilësuar si hipokrit dhe oportunist, ndërsa pretendon se Gërvalla e njeh mirë të kaluarën e tij politike.
Ai thekson se Gërvalla kritikon fort bashkëpunimin Rama–Vuçiq, duke paralajmëruar se qytetarët e Kosovës nuk do ta falin këtë “ortakëri”.
Sipas tij, pas deklaratave të saj publike, madje pretendohet se nga Tirana është tentuar të bllokohet çdo vizitë zyrtare e Gërvallës në Shqipëri.
“Donika e ka njohur edhe arrivizmin e Edvin Ramës, për t`u infiltruar në Partinë Demokratike të Shqipërisë, nga tribuna e stadiumit “Qemal Stafa”, shante e mallkonte kriminelin Enver Hoxha. Aq shumë u shqua me fljalorin e tij pezhorativ, sa që Kadareja ia tërhiqte vërejtjen nga Parisi: “Kujdes Edi, se komunizmi ende ke dhëmbë!” Ndërkohë që Gjyshi i tij, Spiro Koleka, ishte për 40 vjet pjesë e bandës byroiste të Enver Hoxhës. Dhe, sot ky bastard hipokrit, drejton Partinë Socialiste me pinjollët e bandës të Enver Hoxhës, me stalinistët e tij kriminelë.
Dhe, Donikë Gërvalla duke parë bashkëpunimin e Edvin Ramës me armiqtë e Kosovës, në rastin konkret edhe me Vuçiqin, anatemon këtë bastard shqipfolës:
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë për t`ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja, herë pas here, se atëherë kur Vuçiqin Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë”, – deklaron Gërvalla.
Donikë Gërvalla nuk bënë kompromis me parimet, ajo është qartazi e artikuluar, njohëse e ligjeve dhe ka një përgjegjësi eprore, në të gjithë veprimtarinë e saj jetësore. Ajo me të drejtë akuzon dhe kërcënon kryeministri shqiptar Rama se “qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakëzinë me Vuçiqin”. Sepse transparenca midis dy qeverive, dy sheteteve dhe një kombi janë obliguese.
Pas intervistës të Donikë Gërvallës ke “TV Syri shqiptar”, të Çim Pekes, një burim që preferon të mbetet anonim, siç raportojnë mediat vendore, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, “urdhërohet nga Rama që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri për Gërvallën””, shprehet Zeqiraj.
