2
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gazetarëve, duke folur për transportin publik ka thënë se kjo “është sikur ju të keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon të hollat për teke të vetat”.
“Problemi është te Ministria e Financave. Kam kërkuar takim urgjent edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave, që ky problem të zgjidhet, pasi mund të zgjidhet menjëherë. Kjo është sikur ju, qytetarë të nderuar, të keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon të hollat për teke të vetat. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në kryeqytet, prandaj ky tubim duhet të zhvillohet para Qeverisë, e jo këtu”, u shpreh ai.
Moneytizer Paragrafi 2

