Lajme

Akuzohen për pengim të drejtësisë, nis seanca ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nisur seanca ku do te zhvillohen deklaratat hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.

Ndonëse seanca ka pasur të niste në orën 09:30 ajo është shtyre për shkaqe teknike dhe ka nisur në orën 10:00 kur parashihet të përmbyllet rreth orës 16:00.

Në njoftimin e speciales thuhet se sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre.

Prokuroria pretendon se këto veprime kanë synuar të ndikojnë në rrjedhën e procesit gjyqësor.

Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Të Ngjashme