Lajme

Alarmon profesori pas deklaratave të Donika Gërvallës: Letra Rama–Vuçiq, kurth i ri kundër Kosovës!

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratave të Donika Gërvalla, e cila kritikoi letrën e përbashkët të Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq në lidhje me integrimin europian.

Në reagimin e tij dërguar “Bota sot”, Bytyçi shpreh qëndrime të forta, duke e cilësuar këtë letër si një përpjekje për rehabilitimin e Serbisë dhe si një veprim që, sipas tij, mund të ketë pasoja të rrezikshme për Kosovën.

Ai thekson se deklaratat e Gërvallës pasqyrojnë një shqetësim më të gjerë në opinionin publik, ndërsa ngre kritika edhe për mungesën e reagimeve të forta nga faktorë të tjerë politikë në vend, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Shkrimi i plotë

Donika Gërvalla foli. Tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë për ta falur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për letrën e përbashkët me Aleksandër Vuçiq sa i përket integrimit të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Sepse ajo ishte letër për ta rehabilituar për të disatën herë presidentin fanëkqe të Serbisë. Sepse ajo letër është përpjekje për të legjitimuar përgatitjet ushtarake të Beogradit për të ndërmarrë akte terroriste kundër Kosovës. Sepse ajo letër në thelb ka për qëllim kthimin e Radoiçiqit në Kosovë, përkatësisht në veriun e saj.

Me heshtjen dhe sjelljet e tij kam vënë re se ka reaguar edhe Albin Kurti. Për opozitën kosovare nuk pres ndonjë reagim, sepse krerët e saj janë shërbëtorë të zellshëm të Edi Ramës. Nëse Vjosa Osmani nuk është shërbëtore e Edi Ramës ajo ka shansin dhe rendin të reagojë më fort sesa Donika Gërvalla. Nuk mjafton ndonjë kritikë nëpër dhëmbë e ndonjë këshilltari të saj! Ajo vetë thotë se “lufton për Kosovën”! Ja tani është rasti t’ia tregosh vendin Sandrit dhe Edit për kurthin që kanë gatuar sërishmi kundër Kosovës!

Të Ngjashme