Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alban Hyseni i VV-së në telashe me Drejtorinë e Financave – brenda vitit dorëhiqen dy të emëruar të tij

 
   

Në një reagim të ashpër në Facebook, kryetari i PDK-së në Gjilan, Rida Rashiti, ka alarmuar për një tjetër dorëheqje nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave në këtë komunë. Doruntina Hasani është larguar nga pozita vetëm pas 30 ditësh, duke mos mundur t’i përballojë, siç thotë Rashiti, “kaosit institucional dhe presioneve të kryetarit Alban Hyseni”.

Sipas Rashitit, kjo është dorëheqja e dytë nga kjo drejtori brenda vitit, pas largimit të parë që ndodhi nën ndërhyrje të dhunshme të militantëve të VV-së.

“Znj. Hasani duket se i vendosi drynin derës para falimentimit të buxhetit komunal”, shkruan ai.

Kreu i PDK-së në Gjilan thekson se asnjë nga drejtoresha e emëruar nga VV nuk po arrin të qëndrojë gjatë në këtë pozitë për shkak të keqpërdorimeve të pakontrolluara dhe mungesës së transparencës në shpenzimin e milionave eurove të buxhetit publik.

Ky është postimi i tij:

Një tjetër dorëheqje alarmante në Komunën e Gjilanit

Është larguar nga drejtoria e Buxhetit dhe Financave edhe drejtoresha e dytë brenda këtij viti. Znj.Doruntina Hasani nuk arriti më shumë se 30 ditë t’i mbijetojë kaosit dhe presioneve të kryetarit të komunës në këtë sektor kyç institucional.

E para u detyrua të largohej pas ndërhyrjeve të dhunshme të militantëve të VV-së në zyrën e saj. Ndërsa kjo e fundit, siç duket, ia vendosi drynin derës para falimentimit të buxhetit komunal.

Edhe pse VV po përpiqet të “rehatojë” drejtorinë e buxhetit dhe financave me drejtoresha të emëruara në këtë pozitë, asnjëra nuk po arrin të përballojë kaosin institucional dhe keqpërdorimet buxhetore të pakontrolluara të miliona eurove publike.

Gratë në qeverisjen komunale po tregohen më të përgjegjshme dhe po refuzojnë të jenë pjesë e korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike, andaj po largohen nga pozitat udhëheqëse.

Skandalet e shumta me buxhetin komunal e dëshmojnë edhe veprimet e kryetarit Alban Hyseni, i cili ende nuk e ka paraqitur raportin financiar për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Për herë të parë në mbi 25 vite, shpenzohen miliona euro pa asnjë raport para përfaqësuesve të qytetarëve.

Mosraportimi është shkelje e rëndë e ligjit, mungesë totale e transparencës dhe ikje nga llogaridhënia.

Qytetarët e Gjilanit kanë të drejtë të dinë ku po shpenzohen paratë e tyre! Qyteti ynë nuk guxon të mbetet peng i paaftësisë dhe arrogancës.

Përderisa i tërë sistemi i drejtësisë po heshtë karshi këtyre skandaleve buxhetore, Ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesin publik dhe të kërkojmë llogaridhënie për çdo cent të buxhetit të qytetarëve.