Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Albin Kurti flet për “Rezervat shtetërore”: Gjithçka që ka thënë Rozeta Hajdari për rezervat është e saktë

 
   

I pyetur për rezervat shtetërore dhe aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhënë një përgjigje në “Politiko”.

Ai ka thënë se i beson Rozeta Hajdarit dhe se çdo gjë që ka thënë ajo është e saktë. Sipas tij, Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje.

Kurti tha se nuk mund të dyfishonte ministrat e tij sepse për atë arsye i cakton secilin prej tyre, por që e merr përgjegjësinë e plotë për çfardo rasti.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari.”, shtoi tutje Kurti.