Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar ish-nënkryetarin e parë të LDK-së, Eqrem Kryeziu, duke e vlerësuar për kontributin dhe angazhimin e tij të palodhur për Prizrenin dhe Kosovën gjatë viteve.
“Eqrem Kryeziu ka qenë përherë në shërbim të Prizrenit. Në kohë të vështira ishte një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur.
Kënaqësi të ndajmë disa momente bashkë për të diskutuar çka qenë dhe si është Kosova.
Me shëndet ishte i fortë, mendjen e kishte të kthjelltë kurse mendimet lucide si ngahera. E falënderova për kontributin e tij dhe angazhimin ndër vite për Prizrenin dhe Kosovën”, shkruan Kurti.

