2
Për herë të 11-të me radhë ka dështuar përpjekja për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e sotme, vetëm 56 deputetë votuan për dhe 1 kundër, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm për zgjedhje.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e konfirmoi rezultatin dhe bëri të ditur se Kuvendi do të mblidhet sërish më 11 maj.
“Nuk ka kuorum, shihemi me 11 maj në ora 10:00,” deklaroi shkurt Dehari para përmbylljes së seancës.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka hyrë në ngërç të thellë, teksa shumica nuk po arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar kandidaturën e Albulena Haxhiut.