Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Albulena Haxhiu nuk kalon, deputetët refuzojnë ta votojnë për kryeparlamentare

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, sërish nuk ka kaluar në Kuvend.

Ajo s’i ka marrë votat e mjaftueshme për kryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, po dështon për shkak se Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu i mori vetëm 54 vota për të hënën.