Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Përmes një mesazhi prekës, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen, duke e cilësuar babanë si shtyllën më të fortë të familjes dhe mbështetësin e saj më të madh.
Haxhiu ka theksuar se ai ishte njeriu që u mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashurinë e tij të pastër, dinte t’i mbante gjithmonë të bashkuar.
“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit… Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i plotë:
Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.
Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.
Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.
