Lajme

Algjeria urdhëron dëbimin e 12 zyrtarëve të ambasadës franceze

Algjeria ka urdhëruar 12 zyrtarë të ambasadës franceze të largohen nga vendi brenda 48 orëve, ka konfirmuar ministri i Jashtëm francez për të përditshmën franceze Le Figaro.

Kryediplomati francez, Jean-Noël Barrot pretendoi se dëbimet ishin një përgjigje ndaj akuzës ndaj tre shtetasve algjerianë të premten në Paris – duke përfshirë zyrtarin konsullor – me akuza përfshirë rrëmbimin, ndalimin arbitrar dhe izolimin e paligjshëm dhe pjesëmarrjen në një organizatë terroriste.

Ministria e Jashtme e Algjerisë tha se kishte thirrur ambasadorin francez, Stéphane Romatet në përgjigje për të “shprehur protestën e saj të fortë” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve algjeriane, raporton BBC.

Ai shtoi se individi “u arrestua në publik dhe më pas u dërgua në paraburgim pa njoftim përmes kanaleve diplomatike”.

Ministria pretendoi se masa nuk ishte “një rastësi pasi ndodh në një kontekst shumë specifik me synimin për të penguar procesin e rifillimit të marrëdhënieve dypalëshe”.

Rasti është i fundit në një numër në rritje incidentesh që kanë përkeqësua marëdhëniet diplomatike midis Francës dhe Algjerisë.

Të hënën, Barrot tha: “Unë po u kërkoj autoriteteve algjeriane të heqin dorë nga këto masa dëbimi… nëse vendimi për të kthyer zyrtarët tanë ruhet, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të përgjigjemi menjëherë.”

 



Të Ngjashme