Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ali Ahmeti pajton Ramiz Lladrovcin me PDK-në

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me Ramiz Lladrovcin, të cilin e ka quajtur “mik zemërhapur”, duke ritheksuar mbështetjen e pakushtëzuar për të dhe rolin e tij në PDK.

Hamza tha se Lladrovci “ka qenë, është dhe mbetet PDK”, ndërsa vuri në pah se Drenasi është tashmë komuna e shtatë ku, sipas tij, vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të mbetet bastion i sigurt i kësaj partie.

Ai theksoi se energjitë politike dhe qytetare në Drenas, komunë që identifikohet me historinë e UÇK-së, dëshmorëve dhe martirëve, si dhe qeverisjen e mirë, do të shërbejnë si dëshmi e unitetit të PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza ka publikuar edhe një fotografi bashkë me Lladrovcin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili si duket ka qenë “ndërmjetësues” i këtij pajtimi.

Postimi i plotë:

Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.

Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.

Të bashkuar, gjithmonë të fituar!